Burime të kallxo.com kanë treguar detaje të reja rreth rastit të vrasjes së rëndë që ndodhi para pak çastesh në fshatin Brekoc të Gjakovës.
Sipas këtyre burimeve, i dyshuari P.N. është nga fshati Bitesh dhe në shtëpinë e miqve të tij në Brekoc e ka qëlluar për vdekje gruan dhe vajzën e tij.
Sipas këtyre burimeve, çifti ishte në proces të shkurorëzimit./Drenica.press/.