Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Detaje për vrasjen në Gjilan, dyshohet për motive të ulëta në mesin e familjarëve

    20/08/2018 | 10:24
    Foto Ilustruse
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një vrasje ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme në Gjilan, saktësisht në fshatin Vërbicë e Zhegocit.

    Jetën ka humbur një 24 vjeçar. Vrasja dyshohet të jetë bërë për motive të ulëta që kanë pasur mes vete viktima dhe dy të dyshuarit, transmeton Indeksonline.

    “Policia e Kosovës në Gjilan përmes telefonit ka pranuar një informatë për një rast “Vrasje”. Pas pranimit të informatës njësitet e stacionit policor të Gjilanit dhe Hetimeve rajonale i kanë ndërmarr të gjitha veprimet primare për zbardhjen e këtij rasti, si dhe menjëherë është njoftuar dhe prokurori i shtetit. Në vendin e ngjarjes krim teknika ka bërë procedimin e vendit të ngjarjes, si dhe janë ndërmarr masa rreth mbledhjes së informacioneve lidhur me incidentin. Në vendin e ngjarjes ka dalë mjeku kujdestar dhe fatkeqësisht vetëm ka mundur ta konstatoj se viktima A.N.(1994), ka qenë pa shenja jete, dyshohet nga shkrepja e armës së zjarrit. Policia ka arritur që ti arrestoj dy të dyshuarit shqiptar shtetas të Kosovës banor rezident të fshatit Verbicë e Zhegocit B.N. (1971), si dhe A.N.(2002) ata janë sjellë në stacion policor, ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, po ashtu në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pushkë e gjuetisë me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, arma është konfiskuar në cilësi të provës materiale”, thuhet në komunikatnë për media.

    Gjithashtu thuhet se janë identifikuar disa dëshmitar okular, të cilët po ashtu janë intervistuar nga ana e hetuesve policor, kurse në ndërkohë në vend ngjarje ka ardhur prokurori i shtetit dhe IML-ja të cilët me urdhër të prokurorit të shtetit, trupin e pa jetë të viktimës e kanë dërguar për autopsi.

    “Ndaj dy të dyshuarve nga ana e prokurorit të shtetit është lëshuar aktvendimi mbi ndalim prej 24 orëve për të dyshuarin kryesor të miturin A.N.(2002), si dhe 48 orëve për të dyshuarin tjetër. Dyshohet se kësaj ngjarje të rëndë ti kenë parapri mosmarrëveshjet dhe motivet e ulëta që kanë pasur në mes vete viktima dhe të dyshuarit. Hetimet rreth këtij rasti të rëndë janë në vazhdim”, përfundohet në njoftimin për media./Indeksonline/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Haradinaj: Pa nismëtarë si Isa Boletini, Kosova nuk do të guxonte të ëndërronte lirinë
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.