Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Valon Tolaj, thotë se të gjithë njerëzit që nuk kanë luftuar duhet t’u vendoset një taksë simbolike.
Bëhet fjalë për personat që atë kohë kanë qenë mbi 18 vjeç, e që sipas tij numri i tyre arrin mbi 500 mijë. Kjo ide vije te Tolaj pasi numri i fryrë i veteranëve është barrë e madhe financiare për shtetin.
Debatin për veteranët e rrejshëm e quan të turpshëm.
“Marre duhet me na ardhë krejtve”, thotë Tolaj.
Potimi i tij i plotë:
Meqë numri prej 38 mije veteraneve po na duke shume i larte dhe po konsiderohet barre e madhe financiare per shoqerine dhe shtetin, per mendimin tim osht shume e thjeshte tejkalimi i ksaj situate ne aspektin financiar:
Te vendoset takse simbolike per te gjithe ata qe nuk kane marr pjese ne lufte, e qe ne vitet ’98-’99 kane qene te moshes madhore mbi 18 vjeqar. Numri i tyre eshte shume i madh, mbi 500 mije.
Ka plote kombe e shtete qe kane vepruar keshtu. Une boj pjese te ky grupi i madh prej 500 mijesh, per korrektesi, dhe jam i gatshem te paguaj taksen time.
I turpshem, gerditshem e fyes ky debati mbi veteranet. Marre duhet me na ardh krejtve.