Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Definimi i kufijve të Kosovës sipas pakos së Ahtisarit

    03/08/2018 | 18:07
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Propozimi gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës, i hartuar nga ish -presidenti finlandez si dhe i dërguari special për statusin e Kosovës Marti Ahtisari, i dorëzuar më 2 shkurt 2007, në Prishtinë dhe Beograd.

    Ky propozim që më pas shërbeu si dokument bazë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ka rregulluar një mori çështjes, përfshirë çështjen e kufirit të Kosovës përmes nenit 3 të këtij propozimi.

    Aty thuhet se: “Territori i Kosovës do të definohet nga vija kufitare e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ashtu siç kanë qenë këto vija kufitare më 31 dhjetor 1988, përveç ndryshimit të vijës kufitare nga marrëveshja e demarkacionit në mes të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë më 23 shkurt 2001.”.

    Në pikën 3 të këtij neni po ashtu thuhet se “Kosova do të angazhohet me ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë për themelimin e një komisioni të përbashkët teknik brenda 120 ditëve nga hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje, për të përkufizuar vijën fizike të kufirit dhe për adresimin e çështjeve tjera që dalin nga zbatimi i marrëveshjes së vitit 2001 në mes të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Puna e komisionit teknik do të përfundojë brenda një viti nga data e themelimit saj. PCN dhe PUN do të përfaqësohen në këtë komision për të lehtësuar diskutimet në mes të dy palëve, ata mund të marrin pjesë në procesin e demarkacionit të kufirit me kërkesë të cilësdo palë”.

    Kosova caktoi kufirin e saj me Malin e Zi, duke u bazuar pikërisht në vijat kufitare të 88-es, të cilat u përcaktuan edhe me pakon e Ahtisarit, këtë vit më 21 mars./Telegrafi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “ALAMO” në veri të vendit
    • Policia me plan operativ për zgjedhjet e së dielës
    • Dosja e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë – Apeli ia kishte ulur dënimin nga 5 në 3 muaj burgim për dhunë në familje dhe kanosje
    • Vdekja e foshnjës njëvjeçare, Spitali i Pejës del me reagim: Kishte çrregullime të vetëdijes dhe probleme në frymëmarrje
    • Vushtrri, Dyshohet se para 10 vitesh një burrë abuzoi seksualisht me një tjetër
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.