Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Daçiq: S’ka demarkacion të njëanshëm me Kosovën

    20/08/2018 | 18:48
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kosova ka shpallur njëanshëm pavarësinë, por për demarkacion nuk mund të vendosë në të njëjtën mënyrë, pasi ekzistojnë disa gjëra të cilat nuk mund të bëhen ashtu, ka thënë sot shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq.

    “Nuk ka hapa në këtë drejtim derisa të arrihet një marrëveshje”, tha Daçiq në një konferencë shtypi i pyetur lidhur me deklaratat rreth korrigjimit të kufijve Kosovë-Serbi.

    Ai kujtoi se vazhdimisht kishte vënë në dukje se nuk ka dilemë nga pala serbe për kompromis, por edhe pala tjetër sipas tij duhet të deklarojë nëse ajo dëshiron.

    “Dialogu do të vazhdojë në shtator, siç tha presidenti Aleksandar Vuçiq. Nuk e di nëse do të ketë më shumë takime jashtë këtij dialogu në forume të ndryshme ndërkombëtare. Aktualisht nuk kemi asnjë propozim rreth të cilit është arritur ndonjë marrëveshje. Ndonjëherë përshtypja është krijuar sikur gjithçka është zgjidhur”, tha ai.

    Me rastin e deklaratave se Prishtina dëshiron të marrë Bujanovcin dhe Preshevën, Daçiq tha se këto janë të gjitha “fjalë të zbrazëta” dhe se nëse dikush dëshiron të diskutojë seriozisht këtë, ai duhet të jetë pjesë e një projekti serioz.

    “Ne duam zgjidhjen më pak të keqe për të gjithë”, tha Daçiq./telegrafi

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    • E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Koshtovë të Mitrovicës
    • Specialja ia vazhdon paraburgimin Hashim Thaçit
    • Lubisha Milkoviq dënohet me 2 vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan
    • Moti i vranët dhe me riga shiu
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.