Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Çmimet e konsumi në korrik ishin për 0.2% më të larta

    13/08/2018 | 20:32
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin korrik të vitit 2018. Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit prej muajit janar 2016 publikohet me vitin bazë 2015=100

    Inflacioni mujor i matur në korrik 2018 nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.2%, ndërsa inflacioni vjetor ishte 1.2%.

    “Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.2% në muajin korrik 2018, krahasuar me muajin qershor 2018. Kjo, kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: mish (1.1%); qumësht, djath dhe vezë (1.4%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (0.8%)-(ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës); shërbime për transport (7.2%)-(ngritje e çmimeve të biletave të udhëtarëve me aeroplan) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.5 për qind në IHÇK”, ka njoftuar ASK-ja.

    Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-2.5%); perime (-5.1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej
    (-0.3 %) në IHÇK.

    “Ndërkaq, Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 1.2% në muajin korrik 2018, krahasuar me muajin korrik 2017. Kjo, kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.4%); mish (2.3%); qumësht, djath dhe vezë (4.7%); perime (12.2%); duhan (3.9%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (9.8%)-(ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës); shërbimet hoteliere (2.3%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.9 për qind në IHÇK”, ka treguar ASK-ja.

    Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: sheqer dhe ëmbëlsira (-8.1%); veshje (-1.4%); energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (-7.0%); pajisje shtëpiake (-2.5%); pajisje të telefonisë mobile (-8.4%); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (-4.6%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.7) për qind në IHÇK. /Telegrafi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Lirohet nga QKUK-ja Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë
    • Gjendet personi i zhdukur në Bresalc të Gjilanit
    • Balotazhi, probleme me zarfet e votimit në diasporë
    • KQZ publikon linjat telefonike ku mund t’i raportoni parregullsitë për procesin e votimit
    • Përleshje mes shqiptarësh në Zvicër, 34-vjeçari theret me thikë para diskotekës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.