Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Çfarë ndodh në të vërtetë kur i mbani telefonat ndezur në avion?

    27/08/2018 | 18:01
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ju ka ndodhur ndonjëherë të pyesni veten përse sa herë që hipni në avion, ndihmësit gjatë fluturimit ju kërkojnë menjëherë telefonin ose t’i vendosni në modalitetin airplane?

    Madje ka raste kur personeli i avionit vjen vazhdimisht për të kontrolluar nëse ju e keni fikur ose jo telefonin. Studiuesit thonë se kur jeni në lartësi dhe e keni të hapur linjën e telefonit, ajo linjë do jetë në vazhdimësi duke kërkuar sinjal te kullat që dërgojnë sinjalin telefonik. Këto sinjale interferojnë më pas me sinjalet që u dërgohen pilotëve të avionit dhe ndonjë “crash” i mundshëm midis sinjaleve të ndryshme mund të ndodhë.

    Sigurisht kjo nuk do të thotë se telefonat e ndezur do të bëjnë që avioni të përplaset, por mund të ngatërrojnë gjërat në kabinën e pilotëve duke ua vështirësuar punën. Megjithatë, me avancimin e teknologjisë disa prej këtyre rregullave do të ndryshojnë. Në disa linja të njohura ajrore ju tani mund të komunikoni me telefonata me video edhe nëse jeni duke fluturuar. Megjithatë, edhe nëse teknologjia arrin të përsoset saqë mund të komunikoni lirisht duke qenë në avion, kjo nuk është ide shumë e mirë pasi do të prishni qetësinë e të tjerëve dhe do të krijohet një rrëmujë e panevojshme dhe shumë e bezdisshme për të gjithë pasagjerët./Kosovarja

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Duda Balje: Nuk kam ndryshuar qëndrim, Glauk Konjufca nuk merr votë nga unë
    • Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “ALAMO” në veri të vendit
    • Policia me plan operativ për zgjedhjet e së dielës
    • Dosja e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë – Apeli ia kishte ulur dënimin nga 5 në 3 muaj burgim për dhunë në familje dhe kanosje
    • Vdekja e foshnjës njëvjeçare, Spitali i Pejës del me reagim: Kishte çrregullime të vetëdijes dhe probleme në frymëmarrje
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.