Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Çështja e vizave për Kosovën, në agjendën e komitetit LIBE më 29 gusht

    16/08/2018 | 17:43
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pati sot një bisedë telefonike me raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, Igor Sholtes me të cilin diskutoi hapat e ardhshëm për procesin e liberalizimit të vizave duke pasur parasysh faktin se tashmë i gjithë procesi është në duart e institucioneve të BE-së pas plotësimit të kritereve nga ana e Kosovës.

    “Ministrja Hoxha e informoi Sholtes se Kosova është duke vazhduar reformat dhe zbatimin e MSA-së dhe kërkoi që procesi i vendimmarrjes sa i përket liberalizimit të vizave të përshpejtohet.

    Hoxha theksoi se qytetarët e Kosovës e kanë të qartë se janë në prag të liberalizimit të vizave dhe po presin me padurim lëvizjen e lirë. Ministrja Hoxha po ashtu e njoftoi Raportuesin për Kosovën për fushatën e vetëdijesimit për liberalizimin e vizave të cilën e ka filluar Ministria e Integrimit Evropian, me theks të veçantë informimin e qytetareve sa i përket asaj se çka nënkupton liberalizimi i vizave si dhe sanksionet që mund të pasojnë në rast të keqpërdorimit”, thuhet në njoftimin për media.

    Tutje, ministrja Hoxha ofroi mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të institucioneve të vendit në mënyrë që procesi i vendimmarrjes të jetë sa më i shpejtë dhe pritshmëritë e qytetarëve për lëvizjen e lirë deri në fund të vitit të plotësohen.

    Në anën tjetër, Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Sholtes e e falënderoi Ministren Hoxha për angazhimin e saj gjatë gjithë procesit dhe e siguroi se ka mbështetjen e plotë për të përshpejtuar vendimmarrjen për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Sholtes, po ashtu e njoftoi Ministren për hapat e ardhshëm, për takimin e Komitetit LIBE më datën 29 gusht, ku liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë në agjendë dhe jemi optimist që të marrë dritën e gjelbër për të ecur tutje. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Alarm për bombë në Prishtinë – aktivizohet Policia e Kosovës
    • Prokuroria kërkon paraburgim për të babain nga Stanoci që tentoi të vras’ë djalin e tij
    • Halla sulmon mbesën e saj të mitur në Pejë
    • Ra në kontakt me rrymën, vdes një person në Ferizaj
    • Parashikimi i motit për ditën e sotme
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.