Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka ftuar liderët shtetëror dhe të partive politike në një takim që e ka organizuar për datën 23 gusht në Mitrovicë.
Ai ka thënë se temë kryesore e takimit do të jetë Dialogu me Serbinë, i cili sipas tij, lidhet ngusht me qytetin e Mitrovicës.
Ja postimi i plotë i Agim Bahtirit në Facebook:
Të nderuar liderë të institucioneve shtetërore dhe të partive politike,
Ditët që po i kalojmë nën ombrellën e temës së dialogut me Serbinë, nëntemat që do të fliten dhe procesi që do të zhvillohet, neve si klasë politike na obligon të jemi të përgatitur plotësisht.
Duke pasur parasysh se qyteti i Mitrovicës lidhet ngusht me këtë proces, unë si Kryetar i Komunës i bëj thirrje publike të gjithë krerëve partiakë që përfaqesohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës të marrin pjesë në një tryezë të përbashkët me datën 23.08.2018 në ora 11:00 në ambientet e Komunës së Mitrovicës, e që si temë kryesore do të jetë Dialogu me Serbinë.
Unë besoj shumë që secili prej jush është i angazhuar politikisht për zgjidhjen më të mirë të kësaj sfide dhe për atë arsye jam i bindur që do t’i përgjigjeni pozitivisht ftesës sime.
Me respekt,
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri/Veriu.info