Asambleistja e Kuvendit Komunal nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, ka qenë e para sot që ka folur në protestën që është mbajtur për dhunën ndaj grave, protestë kjo e cila është mbajtur sot në Vushtrri.
Në këtë konferencë ajo ka folur për shqetësimet që së fundmi kanë ardhur si rezultat i disa rasteve të dhunës në familje në nivel vendi.
Madje ajo ka zgjedhur edhe stil letrat për të përshkruar atë që po ndodh me këtë fenomen brengosës në shoqërinë tonë.
Janë pikërisht disa rima që asambleistja i ka bërë gjatë kësaj konference për shtyp të cilat edhe mund t’i shikni në vijim.
Të tilla rima më parë kishte përdorur edhe vet lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti./VushtrriaOnline