Një zyrtar i komunës së Mitrovicës është arrestuar nga Policia e Kosovës, i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sipas Policisë së Kosovës ai në mënyrë të kundërligjshme kishte regjistruar në regjistrin e gjendjes civile një shtetas turk.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.