Policia e Prizrenit njofton se mbrëmë rreth orës 23:30 minuta, një qytetare ka denoncuar vjedhjen e çantës së krahut përderisa po qendronte në ambientet e një restoranti në Shatërvan në të cilën kishte një shumë parash dhe dokumente personale.
“Pas denoncimit të rastit policët kanë nisur me hetimin e rastit. Me ndihmën e kamerave të sigurisë dhe të qytetarëve është identifikuar i dyshuari, një sirian i vitlindjes 1985. Sipas hetuesve, thuhet se i dyshuari është i përfshirë edhe në vjedhje tjera. Me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti ndalet nën
masën e arrestit për 48 orë”, thuhet në komunikatë./Insajderi/.