Një person nga Mitrovica ishte dënuar nga një gjykatë në Suedi për vrasje dhe ndaj tij ishte lëshuar urdhër -arresti ndërkombëtar. Ai u arrestua në pikën kufitare të Morinës në Kukës.
Njoftimi i policisë:
U bë arrestimi provizor i shtetasit në kërkim M. M., vjeç 22, banues në Mitrovicë, Kosovë, pasi Gjykata Orebro Stockholm, Suedi, ka lëshuar urdhër “Arresti ndërkombëtar”, i dyshuar për veprën penale “Vrasja”. Neni 3/1 i Kodit Penal Suedez./arbresh.info/