Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Aktakuza e prokurorit special: 10 milionë euro në vit për dezertuesit e luftës

    20/08/2018 | 08:51
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Rreth 10 milionë euro në vit nga buxheti i shtetit paguhen për dezertuesit të cilët e kishin braktisur luftën e UÇK-së para përfundimit të saj.
    Më shumë se 80 për qind të dezertorëve që paguhen nga buxheti publik janë nga Dukagjini. Këto të dhëna janë të paraqitura në aktakuzën e rastit të njohur tashmë si “Veterani i rrejshëm” e që është ngritur rreth një muaj më parë nga prokurori special, Elez Blakaj, por që Prokuroria e Shtetit po vazhdon ta mohojë ekzistencën e saj, shkruan Koha Ditore në pjesën e tretë të serisë ekskluzive për hallkat e zinxhirit komandues për mashtrim në emër të UÇK-së.

    Mijëra fëmijë, mijëra aplikacione të plotësuara nga një dorëshkrim, qindra aplikacione të “personave të internuar” janë cilësuar nga Blakaj si aplikacione të rreme.

    Mashtrimi i veteranëve në numër më i madhi ka qenë në Zonën Operative të Dukagjinit.

    Aktakuza ka 64 faqe, është ngritur me datë 11 korrik 2018. Ka numër protokolli PPS.nr.12-2018. Të akuzuar janë Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari.

    Të gjithë këta si anëtarë të Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit dhe të internuarit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Prokuroria kërkon paraburgim për të babain nga Stanoci që tentoi të vras’ë djalin e tij
    • Halla sulmon mbesën e saj të mitur në Pejë
    • Ra në kontakt me rrymën, vdes një person në Ferizaj
    • Parashikimi i motit për ditën e sotme
    • Punime në rrjet: Lagjet e Vushtrrisë që nesër mbesin 8 orë pa rrymë – KEDS: “Punime nga pala e tretë”
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.