Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” fillon më 15 shtator

    20/08/2018 | 18:00
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në kuadër të angazhimit të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka mbajtur takimin e dytë me anëtarët ministror të Task Forcës, për të diskutuar mbi veprimet e mëtutjeshme për realizimin e aksionit për pastrimin e mjedisit.

    Gjatë këtij takimi, Matoshi ka thënë se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovës, do të kërkohet miratimi i Planit të Veprimit të Task Forcës si dhe miratimi i buxhetit për realizimin e aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”.

    “Në mbledhjen e ardhshme do ta informojë Qeverinë e Kosovës në lidhje me hapat dhe përparimin që ka pasur takimi i Task-Forcës dhe shumë shpejt pres që Plani i Veprimit dhe buxheti për aksionin e 15 shtatorit të miratohet në Qeveri”, tha Matoshi.

    Ai kërkoi angazhimin e të gjitha ministrive përkatëse në grupe teknike dhe politike, për të realizuar aksionin tre mujor për pastrimin e vendit, duke marrë kështu mbështetje logjistike dhe teknike.

    Rol të rëndësishëm në aksionin për pastrimin e vendit, sipas Matoshit, do të kenë edhe komunat për largimin e deponive ilegale.

    Aksioni për pastrimin e mjedisit është më i madhi në Kosovë, dhe do të zgjasë nga data 15 shtator deri më 15 dhjetor./telegrafi

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tasholli e quan të njëanshme Gjykatën Speciale, paralajmëron protesta
    • Ramadani: Serbia ka kidnapuar një ish-polic kosovar, dialogu s’mund të vazhdohet sikur gjithçka është normale
    • Ndeshja Serbi–Shqipëri do të zhvillohet në Beograd
    • Arrestohet një 41-vjeçar në Mitrovicë të Veriut, dyshohet se e ngacmoi seksualisht një grua
    • Mot me diell e pak vranësira
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.