Manifestimi “Ditët e Hasan Prishtinës” ka filluar para pak ditësh në qytetin e Vushtrrisë, një manifestim në të cilin do të organizohen një varg aktivitetesh.
Qysh në ditën e parë të tij madje u nda edhe një çmim për familjen e Heroit Zymberi, ku edhe u ftuan personalitet e figura të ndryshme nga niveli lokal.
Por është dikush që i ka mbetur hatëri se pse nuk është ftuar në këtë ngjarje kulturore të organizuar në Vushtrri.
Është pikërisht dikur e para e Vetëvendosjes në Vushtrri dhe tani nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ajo e cila ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social facebook.
Dërguti ka thënë se është familjare e veprimtarit të shquar “Hasan Prishtina”, duke thënë se është gjyshja e gjyshes së saj që ka qenë halla e patriotit Hasan Prishtina.
Kështu që Dërguti u ka kujtuar udhëheqësve të këtyre ngjarjeve që nëse jo si deputete të Vushtrrisë ta ftojnë si familjare e Hasan Prishtinës.