Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    A ka kërkuar ryshfet Fatmir Limaj, tregon Milaim Zeka

    30/08/2018 | 19:57
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një bisedë telefonike mes deputetit të Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka, i dyshuar për rastin e vizave, dhe bashkëpunëtorit të tij, Ilir Krasniqi, hedh dyshime për përfshirjen e zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj në një aferë kërkimi të ryshfetit.

    Në audio-incizimin e publikuar nga gazeta online “Insajderi”, Krasniqi dëgjohet duke i treguar Zekës se si Limaj, gjatë kohës sa ishte ministër i Transportit – në zyrën e tij, iu kishte kërkuar 3 milionë euro ryshfet dy investitorëve gjermanë.

    Derisa Milaim Zeka i cili në Kuvend është deputet i partisë së Fatmir Limajt, në telefon dëgjohet të thotë se Limaj do të dënohet për korrupsion dhe se u kishte marrë para “njerëzve të Gjilanit”.

    Vetë protagonisti i audio-incizimit, Milaim Zeka, thotë se ai është i pari që ka folur për këtë rast në emisionin e tij, por nuk e ka publikuar emrin e Limajt, me arsyen se nuk i ka besuar bashkëpunëtorit të tij, Ilir Krasniqi.

    Përkundër asaj që thotë në bisedën e tij me Krasniqin, tash Zeka deklaron se nuk do t’i bashkohej Nismës Socialdemokrate po të kishte dëshmi se Limaj ka kërkuar ryshfet.

    Ai thotë se e kishte njoftuar Limajn për audio-incizimin gjatë kohës sa ka qenë gazetar, por i pyetur nga KTV-ja se a e ka përdorur këtë fakt si shantazh për t’u bërë deputet, Zeka thotë JO.

    Tutje Zeka ka shtuar se është takuar me Limajn, gjatë ditës dhe se do të vazhdojë të mbetet pjesë e Nismës. Publikimin e bisedës, Zeka e ka quajtur fushatë denigrimi ndaj tij, në të cilën e ka përfshirë edhe kryeprokurorin Aleksandër Lumezi, për të cilin thotë se ka dëshmi se është i përfshirë në një rast vrasjeje.

    Zëvendës kryeministri Limaj ka qenë i paqasshëm gjatë ditës, as në telefonin e tij e nuk ka treguar gatishmëri për të folur lidhur me këtë çështje, as pas kontaktit me këshilltarët e tij. Telefonin nuk e ka hapur as kryeprokurori Aleksandër Lumezi.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Këto fshatra të Vushtrrisë nesër mbesin mbi 5 orë pa rrymë
    • KQZ nuk certifikon motrën e Donika Kadajt-Bujupit në listën e VAKAT
    • Lirimi me kusht i Isni Kilajt, OVL-UÇK: Lajm i gëzueshëm, hap i reflektimit të domosdoshëm nga ana e gjykatës
    • Ambasada e ShBA-së dhe Policia e Kosovës me ushtrim të përbashkët për reagim ndaj krizave
    • Moti sot: I vranët dhe me intervale me diell, temperaturat deri në 12 gradë Celsius
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.