Procesi mësimor në vendin tonë do të fillojë në krejt shkollat më 1 shtator. Kështu ka njoftuar Rrahman Jasharaj, i pari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK).
Por sipas Jasharajt nëse deputetët pas kthimit nga pushimi nuk do të merren me Projekligjin për mësimdhënësit e viteve të ’90-ta, atëherë greva nuk do të anashkalohet.
“Nëse nuk ka ndonjë telashe tjetër, mësimi do të fillojë me një shtator. Krejt kjo që të shohim sistemimin apo nëse ka ndonjë problem tjetër nëpër shkolla. Varësisht prej lëvizjes së institucioneve do të veprojmë edhe ne. Pas kthimit të deputetëve nga pushimi, të shohim a do të merren me këtë çështje apo do ta neglizhojnë.
Të shohim çka do të ndodh me takimin që do të kemi me subjektet politike pas pushimit, por po e ritheksoj se nëse nuk kalon në lexim të dytë ky projektligj në fillim të muajit shtator atëherë do të kërkojëm takim më Këshillin drejtues, organin më të lartë dhe do të veprojmë sipas situatës”, ka deklaruar Jasharaj, në një prononcim për Gazetën Observer.
Më tej, Jasharaj ka ritheksuar se nëse nuk realizohen kërkesat e Sindikatës, atëherë greva do të fillojë në fillim të shtatorit./Vizioni.info/.