Një projekt i cili synon të ndikoj në zhvillimin lokal dhe zbutjen e papunësisë është edhe përkrahja e bizneseve.
Në këtë drejtim Komuna e Vushtrria ka përzgjedhur disa biznese të cilat do të përfitojnë nga një projekt për përkrahjen e bizneseve.
“Në projektin për përkrahjen e bizneseve, Komuna ka përzgjedhur 63 përfitues, 36 prej tyre startup apo biznese fillestare.” ka njoftuar i pari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, përmes një postimi në rrjetin social facebook.