Një 24-vjeçare nga Gjakova i ka dhënë fund beqarisë në fillim të muajit gusht, këtë vit.
Ditën e dasmës, ajo vendosi të bëjë një vizitë tek varri i babait të saj i cili vdiq gjatë luftës së fundit në Kosovë, transmeton Indeksonline.
Sigurisht, që për këtë datë kaq të rëndësishme asaj i mungonte bekimi i babait të saj.
Foto në fjalë po qarkullon në rrjetet sociale, e cila deri më tani ka marrë mijëra pëlqime./Indeksonline