Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Vjen lajmi shumë i keq për naftën në Kosovë

    19/07/2018 | 15:39
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dogana e Kosovës nuk ka laborator të kompletuar për kontrollin e cilësisë së naftës. Ajo arrin vetëm analizimin e disa parametrave të një mostre të naftës dhe derivateve të saj.

    Për këtë arsye, vitin e kaluar Dogana ka nënshkruar një kontratë me dy laboratorë privatë për analizimin e parametrave të tjerë. Por, kjo kontratë nuk po përmbushet.

    Para dy vjetësh Ministria e Tregtisë ia barti kompetencat për kontroll të cilësisë së derivateve Doganës së Kosovës, pasi të njëjtën punë nuk arrinin ta kryenin trupat inspektuese.

    Mirëpo, edhe ky vendim nuk po jep shumë rezultate, meqë laboratori i Doganës që është i akredituar nga Ministria e Tregtisë, kryen analizimin e vetëm tre parametrave të naftës e dy të benzinës.

    Ndërsa, sipas Udhëzimit Administrativ për “Cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës”, thuhet se për analizim të cilësisë nevojiten rezultatet e 19 parametrave.

    Për këtë arsye, në vitin 2017, kishin nënshkruar një kontratë me dy laboratorët e vetëm të akredituar, të cilët do t’i analizonin parametrat e tjerë.

    Por, drejtorët e tyre tregojnë se kontrata nuk është duke u përmbushur.
    Sipas tyre, rezultatet e një mostre nuk mund të dihen pa analizimin e të gjithë parametrave, raporton KTV.

    Por, ndryshe deklarojnë në Doganën e Kosovës.

    Zëdhënësi Adriatik Stavileci thotë se kontrolli i cilësisë aplikohet në 7 për qind të importit.

    Kjo çështje është përmendur edhe në Raportin e fundit të Progresit, në pjesën e mjedisit.

    Komisioni kërkon përpjekje për rritjen e standardeve të cilësisë së karburanteve.
    Sasia e naftës së importuar në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ka shënuar rritje për 7 për qind, ndërsa ulje ka shënuar sasia e benzinës së importuar për 4 për qind./Veriu.info/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Lirohet nga QKUK-ja Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë
    • Gjendet personi i zhdukur në Bresalc të Gjilanit
    • Balotazhi, probleme me zarfet e votimit në diasporë
    • KQZ publikon linjat telefonike ku mund t’i raportoni parregullsitë për procesin e votimit
    • Përleshje mes shqiptarësh në Zvicër, 34-vjeçari theret me thikë para diskotekës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.