Gazetari nga Brukseli Augustin Palokaj ka shkruar pikërisht për çështjen e liberalizimit të vizave, në një kolumnë të botuar në portalin Koha.
Ai ka thënë që pavarësisht vlerësimit që doli të jetë i mirë vetëm pak minuta më parë, vizat nuk do të hiqen sepse ka kaluar afati dhe nuk ka më mundësi “të votohet në Parlamentin Evropian deri nga mesi i shtatorit”. Ai thotë që politikanët e Kosovës është dashur të shprehin zhgënjim për këtë çështje, e jo të paralajmërojnë “lajme të mira”.
Sipas Palokajt, mund të parashihet me siguri të madhe se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk do të ndodhë këtë vit. Ai shtron pikëpyetje se mund të ndodhë edhe në vitin që vjen.
Sipas tij, diplomatët e BE-së janë aq të zhgënjyer sa po të kishin mundësi do të rivendosnin regjimin e vizave edhe për Shqipërinë dhe Serbinë se sa t’ia hiqnin edhe Kosovës”./Veriu.info/.