Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Vizitat e pamundura zyrtare në Serbi

    30/07/2018 | 21:30
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shteti i Serbisë, në vazhdimësi po e shkelë marrëveshjen e Brukselit për lëvizje të lirë dhe për vizitat e zyrtarëve të Kosovës në territorin e shtetit serb, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe njohësit e zhvillimeve politike në vend.

    Gjatë këtij viti, sipas tyre, janë shënuar një varg ndalesash dhe pengesash për sportistët, artistët, por edhe politikanët e Kosovës që të udhëtojnë për vizita zyrtare në Serbi.

    Avni Arifi, shefi i Ekipit teknik të Kosovës në dialogun me Serbinë, thotë për Radion Evropa e Lirë se verimet e autoriteteve serbe janë në krejtësisht në kundërshtim me frymën e dialogut dhe marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

    “Çfarë po shohim ne, është se Qeveria e Serbisë, tash e një kohë të gjatë e ka degraduar në tërësi apo në masë të madhe procesin e lirisë së lëvizjes, ku shumë qytetarë të Republikës së Kosovës pengohen që të hyjnë në territorin e Republikës së Serbisë. Por flas, për sportistët, hendbollistët, karateistët, pastaj për artistët, të cilëve me thika u janë dëmtuar veprat artistike dhe në këtë mënyrë janë kontrolluar. Me fjalë të tjera, po flasim për një sjellje që tërësisht nuk është në frymën e asnjë marrëveshjeje, pra as marrëveshjes së Brukselit”, tha Arifi.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Këto fshatra të Vushtrrisë nesër mbesin mbi 5 orë pa rrymë
    • KQZ nuk certifikon motrën e Donika Kadajt-Bujupit në listën e VAKAT
    • Lirimi me kusht i Isni Kilajt, OVL-UÇK: Lajm i gëzueshëm, hap i reflektimit të domosdoshëm nga ana e gjykatës
    • Ambasada e ShBA-së dhe Policia e Kosovës me ushtrim të përbashkët për reagim ndaj krizave
    • Moti sot: I vranët dhe me intervale me diell, temperaturat deri në 12 gradë Celsius
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.