Në magjistralen Prishtinë – Pejë, një veturë ka goditur mbrëmë një ari, raporton Periskopi.
Në disa fotografi që një lexues i ka dërguar Periskopit shihet se ariu nuk iu ka mbijetuar plagëve të marra nga goditja, duke ngordhur kështu në vend.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fshatin Llapushnik të Drenasit.
Nga aksidenti nuk raportohet për viktima, veçse dëme materiale.
Siç edhe shihet në fotografi, vetura është dëmtuar tërësisht në pjesën ku ka goditur ariun./Periskopi