Komuna e Mitrovicës sapo ka publikuar një konkurs për të marrë 4 shoferë me kontratë 3 vjeçare.
Sipas njoftimit të konkursit të publikuar nga vetë Komuna, kandidatët që aplikojnë duhet të plotësojnë dy kritere që janë diploma e shkollës së mesme dhe patent shoferi i kategorisë B, shkruan gazetametro.net.
E, siç kuptohet nga konkursi, këta punëtorë do të kenë koeficientin 5, që nënkupton se rroga e tyre do të shkojë rreth 300 euro.
Në konkurs ceken edhe detyrat dhe përgjegjësitë e shoferit e që janë hiç më pak se 8. Madje, në pikën e parafundit theksohet se ‘kryen edhe punë të tjera sipas urdhrit të mbikëqyrësit.
Ndërkohë, vlen të theksohet se këta shoferë po kërkohen nga Drejtoria e Administratës së Përgjithshme, e që do të kenë detyrë kryerjen e shërbimeve komunale.
E punë të shoferit në këtë Komuna pati kryer edhe tani drejtori i Komunës, Nehat Bahtiri, që është nip i kryetarit. Për pak kohë ai avancoi si shef kabineti e më pas drejtor.