Ka filluar ceremonia e varrimit të S.A, që dje humbi jetën në vendin e tij të punës.
Në ceremoninë e varrimit po marrin pjesë qindra qytetarë, familjarë si dhe përfaqësues të Sindikatës së Punëtorëve të sektorit privat bashkë me kryetarin e kësaj sindikate, Jusuf Azemi.
S.A, 17, nga fshati Lubizhdë i Prizrenit, punonte në Fabrikën e Stiroporit në Mushnikovë të Prizrenit.
Ndryshe, sipas një komunikate të SPSP-së thuhet se për mosrespektim të kodit të punës nga shtetit tani edhe fëmijët kanë filluar ta humbin jetën nga neglizhenca e Ministrisë së Punës./Insajderi/.