Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Testi PISA, Kosova synon rezultate më të mira se në vitin 2015

    17/07/2018 | 16:12
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nxënësit kosovarë këtë vit i janë nënshtruar testit PISA.
    Për dallim nga herat e kaluara, kësaj rradhe testi është mbajtur në mënyrë digjitale.
    Ky test, i cili mbahet çdo tre vjet, më 2015 e renditi Kosovën ndër vendet e fundit në botë sa i përket rezultateve të treguara.

    Mirëpo, arsye për këtë po thuhet të jetë niveli i seriozitetit me të cilin është trajtuar atëbotë ky test. Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbër Geci, ka thënë për lajmi.net se MASHT pret që rezultatet e PISA 2018 të jenë shumë herë më të mira se ato në vitin 2015. “Ne presim rezultate shumë herë më të mira se sa rezultatet që kanë qenë në vitin 2015, për faktin se përgatitjet edhe teknike dhe niveli i seriozitetit të trajtimit të testit Pisa ka qenë shumë më i lartë se në vitin 2015”, është shprehur Geci. Tutje, Geci tha se rezultatet e 2015-tës nuk ishin rezultate të cilat e shprehën realitetin e nivelit të nxënësve të cilët iu nënshtruan këtij testi, pasi siç thotë ai, nuk ka pasur seriozitet të mjaftueshëm në adresimin e problemeve.

    “Ne kemi besuar edhe atëherë që rezultatet e +aluaRa ouk ishin rezultate të cilat kanë shprehur realitetin e nivelit të nxënësve të cilët i janë nënshtru këtij testi, për arsye se testi PISA nuk është trajtu me nivelin e seriozitetit të cilin e meriton, duke ditë edhe faktin që testi PISA nuk ndikon në vlerësimet personale të nxënësve, prandaj edhe në atë kohë nuk është trajtu në seriozitetin e duhur”, deklaroi Geci.

    Geci po ashtu përmendi edhe përgatitjet e MASHT-it që këtë vit mbarëvajtja e këtij testi të jetë sa më e suksesshme, duke nënvizuar se është punuar me nxënësit në aspektin teknik, në mënyrë që ata të dijnë se si zhvillohet ky proces.

    Zëvendësministri Geci bëri të ditur që rezultatet e këtij testi do të publikohen në fund të 2019-tës dhe sipas tij, kësaj here ato do të shpërfaqin nivelin real të nxënësve të cilit iu nënshtruan këtij testi.

    Kujtojmë se testit PISA 2018 i janë nënshtruar mbi 3 mijë nxënës në të gjithë Kosovën./Kosovarja/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Këto fshatra të Vushtrrisë nesër mbesin mbi 5 orë pa rrymë
    • KQZ nuk certifikon motrën e Donika Kadajt-Bujupit në listën e VAKAT
    • Lirimi me kusht i Isni Kilajt, OVL-UÇK: Lajm i gëzueshëm, hap i reflektimit të domosdoshëm nga ana e gjykatës
    • Ambasada e ShBA-së dhe Policia e Kosovës me ushtrim të përbashkët për reagim ndaj krizave
    • Moti sot: I vranët dhe me intervale me diell, temperaturat deri në 12 gradë Celsius
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.