Është reperja e re Tayna ajo e cila me një performancë të jashtëzakonshme ka ndezur publikun vushtrrias në një ndejë të organizuar në kafiterinë “Morena Smile Group”.
Ashtu siç edhe mund të shihni në videon në vijim, Tayna përmes “freestyle” ndez të pranishmit në këtë mbrëmje muzikore.
Tayna është emër sa i përket suksesit që arriti me dy këngët “Shqipe” dhe “Columbiana”, këngë këto me të cilat debutoi dhe doli në pah talenti i saj si rep këngëtare e re.
Ajo do të jetë edhe në një tjetër mbrëmje muzikore në Vushtrri ditëve në vijim.