KF Vushtrria në mesin e saj për sezonin e ardhshëm do të ketë edhe talentin prishtans të futbollit, futbollistin Drin Govori.
Prezentimin e tij e ka bërë menaxheri i klubit KF Vushtrria, Muhamet Dragusha, ku edhe është njoftuar në faqen zyrtare të klubit KF Vushtrria në facebook.
Govori për 12 vite ishte pjesë e gjeneratave të reja të klubit 2 Korriku nga Prishtina, kurse 2 vite është pjesë e ekipës së parë. Pozicioni i tij është mbrojtës i majtë.