Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Tahiri takon kryetarin e Vushtrrisë, diskutojnë për problemet e komunave

    18/07/2018 | 15:01
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri ka pritur sot në takim kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

    Në një postim në Facebook, Besnik Tahiri ka shkruar se takimi ishte i frytshëm, gjatë të cilit u diskutua për problemet që përballen komunat.

    Më poshtë postimi i Tahirit:

    Qeveria e Kosovës është duke intensifikuar punët për të mbështetur pushtetin lokal me qëllim të realizimit të projekteve zhvillimore.

    Në kuadër të kësaj, në cilësinë e Koordinatorit Nacional për Reforma Shtetërore, sot mbajta një takim shumë të frytshëm me Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, z. Xhafer Tahiri.

    Me Xhafën diskutuam problemet kryesore me të cilat komunat ballafaqohen dhe i pamundëson realizimin e projekteve për zhvillim ekonomik lokal.

    Gjatë muajve të fundit, Qeveria e Kosovës ka marr rreth 30 vendime të ndryshme që ndërlidhen me zhvillimin ekonomik lokal, dhe do të vazhdojmë me një ritëm më të madh për të mbështetur komunat e ndryshme, pa dallim përkatësie politike apo të tjera.

    Më vjen mirë që kryetarët e komunave në bashkëpunim me Qeverinë po ndërtojnë vizion të qartë për zhvillimin e komunave dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Vetëm në këtë mënyrë mund të kemi një të ardhme të sigurt dhe prosperuese./Arbresh.info/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Duda Balje: Nuk kam ndryshuar qëndrim, Glauk Konjufca nuk merr votë nga unë
    • Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “ALAMO” në veri të vendit
    • Policia me plan operativ për zgjedhjet e së dielës
    • Dosja e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë – Apeli ia kishte ulur dënimin nga 5 në 3 muaj burgim për dhunë në familje dhe kanosje
    • Vdekja e foshnjës njëvjeçare, Spitali i Pejës del me reagim: Kishte çrregullime të vetëdijes dhe probleme në frymëmarrje
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.