Me rastin e ndarjes nga jeta të simbolit të rezistencës në Kosovë, Adem Demaçit, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka ngushëlluar familjen Demaçi dhe gjithë qytetarët e Kosovës, trasnmeton Gazeta Online Veriu.info
‘Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të simbolit të rezistencës, Bacës Adem. Adem Demaçi ishte dhe do të mbetet simboli i rezistencës-Mandela i Kosovës.
Ndonëse u shua fizikisht, ai do të vazhdoj të mbetet në zemrat dhe mendjet tona si njeri i qëndresës, rezistencës dhe frymëzimit për lirinë e Kosovës’, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.