Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor sot në mbledhjen e mbajtur e ka proceduar në Kuvend Ligjin e posaçëm me të cilin do të trajtohet Kompleksi i Jasharajve në Prekaz.
“Edhe zyrtarisht Kompleksi i Jasharajve me ligj të posaçëm”, ka thënë kryetari i këtij komisioni, Daut Haradinaj.
Kujtojmë se kjo ka qenë një temë që është zgjatur për një kohë nga institucionet tona./Veriu.info/