Vera sjell temperaturat e larta dhe juve mund t’iu duket më e vështirë të ushtroni.
Por, nëse iu përmbaheni instruksioneve, ushtrimet gjatë verës mund të kenë ndikim shumë të mirë në trupin tuaj. Madje, mund edhe të rrisin tek ju performancën sportive.
Këto janë disa nga këshillat që ua bëjnë ushtrimet tuaja sa më efektive gjatë stinës së verës, transmeton Klan Kosova.
Dini limitet e trupit tuaj
Ushtroni për aq sa trupi juaj mund ta përballojë nxehtësinë. Edhe i nxehti (temperatura e ambientit të jashtëm) ndikon në temperaturën e trupit tuaj, andaj duhet ta njihni veten dhe mos ta teproni.
Pushoni rregullisht dhe mos e rrisni shumë intensitetin e stërvitjes. Kështu do të përfitoni më shumë!
Pini ujë
Ekspertët shëndetësorë sugjerojnë që të konsumojmë rreth 2 litra ujë në ditë. Megjithatë, kjo shifër duhet të rritet nëse ushtroni gjatë verës.
Nëse ndiheni të etur gjatë stërvitjes, kjo është shenjë që trupi juaj është dehidruar. Kështu që pini sa më shumë ujë gjatë stërvitjes. Vendosja e një peshqiri të lagur në kokë apo rreth qafës është një metodë e mirë, poashtu.
Vishni rroba të lehta
Vishni rroba të lehta, që të mund të hyjë ajri dhe të thahen shpejtë. Kjo është një pjesë shumë e rëndësishme e stërvitjes kur bëhet fjalë për rregullimin e temperaturës së trupit.
Këto materiale ndihmojnë që të mos acarohet dhe të mos skuqet lëkura juaj.
Zgjohuni herët
Ka shumë përparësi nëse stërviteni herët në mëngjes. Stërvitja në mëngjes iu bënë që të ndiheni më energjik.
Vendosni krem kundër diellit
Mbrojtja e lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit është tepër e rëndësishme për t’u siguruar që nuk djegeni, sidomos kur jeni djersitur./lajmi.net/.