Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Si ta dimë që na mungojnë proteinat

    19/07/2018 | 11:22
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Mungesa e proteinave është fenomen veçanërisht i rëndësishëm i cili duhet të monitorohet në qoftë se ushtroni dhe e formësoni trupin tuaj gjatë periudhës së verës.

    Zbuloni sinjalet që i dërgon trupi juaj dhe përqendrohuni në konsumin më të shpeshtë të mishit, qumështit, produkteve arrore dhe bishtajore, shkruan Men’s Health.

    Keni dëshirë të rritur për ëmbëlsira

    Edhe pse është më e logjikshme që ta keni një dëshirë të rritur për vezë apo mish, realiteti është ndryshe. Një nga funksionet më të rëndësishme të proteinave është se e mbajnë nivelin e sheqerit në gjak, dhe për këtë arsye mungesa e tyre në trup rrit dëshirën për ëmbëlsira.

    Nuk mund të përqendroheni

    Niveli i ekuilibruar i sheqerit në gjak është i rëndësishëm për të qëndruar të fokusuar. Kur ju mungojnë proteinat, niveli i juaj i glukozës ndryshon dhe shkakton dekoncentrim.
    Rënia e flokëve

    Proteinat e forcojnë dhe mbrojnë organizmin, kështu që nëse zvogëlohet sasia e tyre, rriten gjasat që flokët t’ju bien gjithnjë e më shumë, si dhe t’ju dobësohen qimet.

    Ndjenja e plogështisë

    Sigurisht keni mësuar deri tani se proteinat janë shumë të rëndësishme për muskujt, kështu që çdo plogështi apo mosdisponim lidhet me mungesën e proteinave në trup.

    Shpesh jeni të sëmurë

    Vëllimi i zvogëluar i bicepseve nuk është problemi më i madh i cili mund të shfaqet në procesin e mangësisë së proteinave. Nëse jeni shpesh të sëmurë dhe të ftohur, apo ju bie vazhdimisht imuniteti, kjo është edhe një shenjë që keni mungesë të proteinave. /Telegrafi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Nesër seanca e 31-të me radhë
    • Nënë e bir nga Deçani që vdiqën tragjikisht, varrosen më 15 qershor në Kanada
    • Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
    • Vdes një person në Kotorr të Skenderajt, u rrokullis me traktor duke punuar në pyll
    • Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Hamzës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.