Në aksidentin e sotëm të trafikut, që ndodhi në rrugën Prishtinë-Pejë, në afërsi të fshatit Gllarevë të Klinës mbetën të vdekur dy persona si dhe tre të lënduar.
Mirëpo, sipas Policisë, njëri prej të lënduarve ka mbërritur pa shenja jete në QKUK.
Lajmin për vdekjen e të aksidentuarit të tretë për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova./Drenica.press/.