Punëtorët e administratës së Prokurorive dhe Gjykata kanë pezulluar grevën e cila kishte filluar para një jave.
Greva është pezulluar pas zotimit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial dhe e Ministria e Drejtësisë se do t’u realizohen kërkesat e tyre.
Asllan Rusinovci nga Sindikata e Judikaturës ka thënë të ketë marrë zotime se do të realizohen katër kërkesat e administratës së gjyqësorit e që njëra ndër to është ngritja e pagave qindpërqind.