Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Rrëfimi prekës i vëllait të 25 vjeçares e cila vdiq bashkë me burrin e fëmijët në aksident

    09/07/2018 | 22:31
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Vëllai i 25-vjeçares A.S. që humbi jetën e saj bashkë bashkëshortin, dy fëmijët dhe vjehrrën në një aksident rrugor që ndodhi të dielën në rrugën Suharekë-Duhël, ka rrëfyer sot për ngjarjen tragjike në një intervistë për mediumin zviceran 20min.ch.

    Ylli V., i cili është vëllai i madh i 25-vjeçares që ndërroi jetë në aksidentin e djeshëm, ende nuk mund ta besojë ndarjen nga jeta të motrës së tij dhe nipit e mbesës.

    “Rreth gjysmë ore para se të ndodhte aksidenti ne ishim ulur dhe po qëndronim bashkë”, kujton Ylli V. për mediumin 20.min.ch. “J.S, si gjithmonë bënte shaka. Në ditët e ardhshme ne kishim planifikuar që të shkonim në bregdetin shqiptar ku do të festonim edhe ditëlindjen e motrës sime”.

    26 vjeçarja që ndërroi jetë të dielën, kishte ardhur në Kosovë bashkë me familjen e tij të premten.

    Ylli V. tregon se ai bashkë me familjen e tij u nisën drejt Shqipërisë, ndërsa familja prej katër anëtarësh dhe gjyshja e tyre po shkonin tek vëllai i 32-vjeçarit, J.S.

    “Ata donin të vinin të mërkurën [në Shqipëri]. Unë duhej t’ua rezervoja hotelin atyre”, thotë Ylli V.

    Teksa ishte në veturë duke udhëtuar drejt Shqipërisë, Ylli V. u thirr nga një mik i tij dhe u njoftua për aksidentin.

    “Isha i tronditur. Për shkak se isha duke vozitur në makinë, më duhej të ndaloja dhe të merrja frymë thellë. Gruaja ime pyeti se çfarë kishte ndodhur. Pastaj të dy filluam të qajmë”, vazhdon rrëfimi i Ylli V.

    Familja katër anëtarëshe jetonte prej vitesh në qytetin Reinach të kantonit të Aargau në Zvicër. Ata ndodheshin me pushime në Kosovë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Nesër seanca e 31-të me radhë
    • Nënë e bir nga Deçani që vdiqën tragjikisht, varrosen më 15 qershor në Kanada
    • Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
    • Vdes një person në Kotorr të Skenderajt, u rrokullis me traktor duke punuar në pyll
    • Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Hamzës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.