Drejtori për Shërbime Publike në Komunën e Vushtrrisë ka treguar për projektet e realizuara në infrastrukturën rrugore për gjashtë mujorin e parë.
Ai përmes një postimi në rrjetin social facebook ka treguar se brenda gjashtë mujorit të parë të qeverisjes janë realizuar disa projekte të infrastrukturës rrugore.
Rashica ka njoftuar se për periudhën e cekur më lartë janë shtruar 10 rrugë me kubëza betoni, po ashtu është bërë edhe riasfaltimi i rrugës për në Banjskë në gjatësi prej 500m.
Tutje ai ka shtuar se deri në fund të vitit do të shtrohen edhe rrugë të tjera të planifikuara me projekte për infrastukturë të infrastrukturës rrugore./VushtrriaOnline