Liqeni akumulues në Mitrovicë po u shërben qytetarëve për t’u freskuar dhe përballuar temperaturat e larta
Aty, po lahen mitrovicasit dhe nuk po harxhojnë asnjë cent. Për sigurinë e pushuesve kujdesen zhytësit e Klubi i Zhytjes “Trepça”, raporton T7.Për sigurinë e pushuesve te liqeni akumulues kujdesen zhytësit e “Trepçës”.Qytetarët e Komunës së Mitrovicës nuk i kanë problem temperaturat e larta.
Shumë prej tyre për këtë vikend vendosën të bënin plazh tek liqeni akumulues, pa shpenzuar buxhetin familjar.Zyber Haliti, 74 vjeç thotë se liqenin e viziton thuajse çdo ditë, dhe këtë e bënë për shumë arsye.Ai thotë se liqeni akumulues po pëlqehet nga të gjithë, dhe jo rastësisht po frekuentohet kaq shumë nga banorët e kësaj ane.
Sikurse Haliti, njejtë me familjen e saj për pak orë tek ky liqen qëndroi edhe Donika Deraja.Edhe qytetarë të tjerë, thonë se është vendi ideal për të kaluar një ditë të mirë.E ata që po kënaqen më së shumti pranë këtyre valëve të frekëta janë fëmijët.
Derisa i madh e i vogël po shijojnë rrezet e diellit si mos më mirë, janë klubi i Zhytjes “Trepça” ata që po kujdesen të mos ndodhë ndonjë incident i mundshëm.Ggjithë këtë investim që ka kushtuar rreth 4,5 milion euro e ka bërë Ministria e Punës dhe Mirëqenies sociale. Liqeni ka gjatësi prej 1.8 kilometra, gjerësi deri në 150 metra dhe thellësi deri në 3 metra. /T7/