Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Pullat postare “Artizanati- Punime nga argjila” lëshohen për qarkullim

    16/07/2018 | 18:52
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nga sot Filatelia e Postës së Kosovës lëshon në qarkullim të rregullt postar emisionin e pullave postare me titull “Artizanati – punime nga argjila”.

    Ky emision, përmes tre pullave postare, prezanton pamje artistike të enëve nga argjila. Artizanati nënkupton punimin dhe përpunimin e gjërave të artit, si dhe formësimin e tyre, në rastin konkret formësimin e objekteve të ndryshme nga argjila.

    Kosova është e njohur për traditë të pasur të artizanatit me vlera të çmuara, të krijuar prej shekujsh nga mjeshtrit popullorë në çdo regjion të saj, sipas karakteristikave dhe specifikave të zonave të ndryshme, duke u spikatur me shumëllojshmërinë e saj.

    Për një periudhë të gjatë kohore objektet e punuara nga argjila kanë gjetur një përdorim të gjerë në amvisni, por edhe në dekorim të hapësirës jetësore. Kësaj radhe ju prezantojmë pamjet e pjatave dhe enëve për ujë, të punuara nga duart e arta të artistëve tanë./Insajderi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Duda Balje: Nuk kam ndryshuar qëndrim, Glauk Konjufca nuk merr votë nga unë
    • Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “ALAMO” në veri të vendit
    • Policia me plan operativ për zgjedhjet e së dielës
    • Dosja e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë – Apeli ia kishte ulur dënimin nga 5 në 3 muaj burgim për dhunë në familje dhe kanosje
    • Vdekja e foshnjës njëvjeçare, Spitali i Pejës del me reagim: Kishte çrregullime të vetëdijes dhe probleme në frymëmarrje
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.