Pas fitores së madhe kundër Rusisë dhe prekjes së gjysmëfinales të Botërorit, presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq e cila ishte e pranishme në stadium, i ka uruar futbollistët dhe popullin kroat.
“BRAAAAAAAVVVVOOOOOOO VAAAAAATREEEEEEENIIIII!!!! (të zjarriti)”, ka shkruar ajo në facebook, transmeton lajmi.net.
“Krenar me kombin tonë, puthe stemën në fanellën tuaj, në Adriatik dhe në Savë, në Danub dhe Dravë, le të festohet tërë natën”, ka shkruar më pas ajo.
Kroacia e mposhti në çerekfinale Rusinë pas penalltive. Në gjymsëfinale do të takohet me Anglinë.