Rruga në gjatësi prej 2 kilometrash që lidh fshatin Maxhunaj me fshatin Vilanc është në një gjendje të rëndë e ku më së rëndi po e pësojnë banorët që udhëtojnë me veturat e tyre çdo ditë në këtë rrugë.
Pavarsisht kërkesave të shumta që janë bërë më parë dhe tani, nuk është ndërrmarrë asgjë që të sanohet gjendja e kësaj rruge e cila fatkeqsisht mbetet në gjendje të rëndë.
Një qytetar që udhëton kësaj rruge i ka dërguar redaksisë sonë një video ku shihet edhe gjendja momentale e rrugës e cila është e parregulluar dhe asfaltuar
Ky qytetar ka thënë se së paku për këtë vit do të ishte mirë të sanohej kjo gjendje e rrugë, së paku me një shtresë shodër që do ta lehtësonte qarkullimin në këtë rrugë.