Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Policia me aktivitet senzibilues për trafikun rrugor

    02/07/2018 | 17:12
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete sensibilizuese me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor.

    Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.

    Divizioni i Komunikacionit Rrugor me qëllim të ofrimit të sigurisë në trafikun rrugor, ngritjen e vëmendjes për një kujdes më të shtuar për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që viti 2018 të jetë vit i sigurisë dhe i standardeve në trafikun rrugor ka hartuar fletëpalosjen “Lëvizni të sigurt në trafik”, si dhe në vazhdimësi ndërmerr veprime operacionale të cilat kontribuojnë në ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik.

    Policia e Kosovës vazhdon të apelojë te të gjithë që të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi gjatë pjesëmarrjes në trafik, në veçanti te drejtuesit e automjeteve, kërkohet që të respektohen të gjitha rregullat që dalin nga Ligji mbi Trafikun Rrugor për të garantuar një siguri më të madhe dhe për shmangien e aksidenteve nëpër rrugë.

    Në të kundërtën Policia e Kosovës për të gjithë drejtuesit e automjeteve që bien ndesh me rregullat dhe procedurat ligjore po aplikon dhe do të aplikojë në vazhdimësi masa ligjore dhe do të ketë zero tolerancë për shkelësit e ligjit./Telegrafi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Alarm për bombë në Prishtinë – aktivizohet Policia e Kosovës
    • Prokuroria kërkon paraburgim për të babain nga Stanoci që tentoi të vras’ë djalin e tij
    • Halla sulmon mbesën e saj të mitur në Pejë
    • Ra në kontakt me rrymën, vdes një person në Ferizaj
    • Parashikimi i motit për ditën e sotme
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.