Sot u përurua objekti i administratës së njësis së ujësjellësit rajonal “Mitrovica” në Vushtrri ku morën pjesë kryetari Xhafer Tahiri,Kryetari i Ujësjellësit Rajonal Faruk Hajrizi dhe disa zyrtarë të tjerë komunal. ky objekt u ndërtua me fondet e “Luksdevit”. Komuna e Vushtrrisë ka kontribuar në këtë projekt duke ofruar tokën për ndërtimin e këtij objekti ndërësa “Luksdevi” e ka financuar bashkë me ujësjellësin rajonal ndërtimin e objektit.
Ky objekt i ri i administratës do të rrit cilësn e shërbimeve ndaj qytetarëve të ujësjellësit, por krahas shërbimeve prietet që të rritet edhe efikasiteti dhe ky është fillimi që qyteti i Vushtrrisë dhe fshatrat përreth të kenë uj 24 orë në ditë.
Kryetari Tahiri u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ti paguajnë faturat me rregull dhe të mos e keqpërdorin ujin , e posaqërisht gjatë sezonës së verës në mënyrë që të kemi uj të mjaftueshëm./VushtrriaOnline/.