Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Përurohet hapësira e re në Spitalin e Vushtrrisë, Ismaili thotë se po e ndryshojnë gjendjen nëpër spitale

    24/07/2018 | 12:22
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në spitalin e përgjithshëm të Vushtrrisë, është përurua hapësira e re prej 400 metra katrorë, me 5 dhoma shtesë për pacientë (15 shtretër), recepcioni, hapësira të nevojshme për mjekë e infermierë. Sipërfaqja e ndërtuar ka krijuar hapësirë të mjaftueshme për Repartin (ekzistues) e Kirurgjisë. Gjithashtu janë krijuar mundësitë edhe pritet që të funksionalizohet edhe Reparti i Urologjisë.

    Me këtë rast, ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se qytetarët e Vushtrrisë tani nuk do të kenë më nevojë që për disa shërbime të shkojnë nëpër qytetet e tjera.

    “68 mijë banorët e Vushtrrisë, deri më sot është dashur që të udhëtojnë për në Prishtinë apo spitalet tjera për shërbimet urologjike. Shpejt, ata nuk do të kenë nevojë ta bëjnë më këtë. Sot përuruam investimin e ri në Spitalin e Përgjithshëm të këtij qyteti, me 5 dhoma shtesë, 15 shtretër më shumë, recepsion të ri, në një sipërfaqe prej 400 metra katrorë, me ndihmën e “Gjysmëhënës së Kuqe””, ka thënë ministri Ismaili. Ai ka shtuar se investimet e Ministrisë së Shëndetësisë, nuk do të ndalen për Vushtrrinë dhe qytetet tjera në Kosovë për të bërë spitalet edhe më moderne dhe të qasshme për pacientët.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    • E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Koshtovë të Mitrovicës
    • Specialja ia vazhdon paraburgimin Hashim Thaçit
    • Lubisha Milkoviq dënohet me 2 vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan
    • Moti i vranët dhe me riga shiu
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.