Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Për një vit në Kosovë regjistrohen mbi 17 mijë martesa Agjencia e Statistikave të Kosovës (A

    12/07/2018 | 14:56
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Kurorëzimeve në Kosovë” për vitin 2017. Të dhënat në këtë publikim si bazë kanë të dhënat administrative të marra nga zyrat e Gjendjes Civile në Kosovë.

    Në vitin 2017 janë grumbulluar gjithsej 18 642 fleta statistikore për kurorëzime, DEM-3.

    Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2017 janë kurorëzuar 17 112 qifte-bashkëshortore. Sipas përbërjes etnike del se: me përkatësi etnike shqiptare janë kurorëzuar 93.3% femra dhe 95.7% janë meshkuj; me përkatësi etnike serbe janë kurorëzuar 0.9% femra dhe 0.9% meshkuj; me përkatësi etnike turke janë kurorëzuar 0.3% femra dhe 0.4% meshkuj; me përkatësi etnike boshnjake janë kurorëzuar 1.3% femra dhe 1.2% meshkuj; me përkatësi etnike rome, ashkali dhe egjiptiane janë kurorëzuar 1.0% femra dhe 1.0% meshkuj; kurse me përkatësi tjetër etnike janë kurorëzuar 3.1% femra dhe 0.7% meshkuj.

    Mosha mesatare e të martuarve ishte 30 vjeç. Prej tyre, mosha mesatare e meshkujve ishte 32 vjeç, ndërsa mosha mesatare e femrave ishte 28 vjeç.

    Kurorëzimet sipas grup-moshave, dominojnë femrat e moshës 20-24 vjeçare me 5 500 ose 32.1%, ndërsa te meshkujt dominon mosha 25-29 vjeçare me 5 278, ose 30.8%.

    Sipas komunave, Prizreni zë vendin e parë në Kosovë me 1 594 kurorëzime, ose 8.6%; Prishtina me 1 420, ose 7.6%; Ferizaj me 1 047, ose 5.6% etj.

    Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme. Numri i femrave të kësaj kategorie është 10 946, ose 64.0%; dhe numri i meshkujve është 12 312, ose 71.9%./Indeksonline/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Këto fshatra të Vushtrrisë nesër mbesin mbi 5 orë pa rrymë
    • KQZ nuk certifikon motrën e Donika Kadajt-Bujupit në listën e VAKAT
    • Lirimi me kusht i Isni Kilajt, OVL-UÇK: Lajm i gëzueshëm, hap i reflektimit të domosdoshëm nga ana e gjykatës
    • Ambasada e ShBA-së dhe Policia e Kosovës me ushtrim të përbashkët për reagim ndaj krizave
    • Moti sot: I vranët dhe me intervale me diell, temperaturat deri në 12 gradë Celsius
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.