Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Pasi Jashari e quajti dyfytyrësh, përgjigjet zyra e Sami Lushtakut

    15/07/2018 | 09:45
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sot në media është publikuar një deklaratë e Kryetarit të Skenderajit, Bekim Jashari i cili ka akuzuar paraardhësin e tij, Sami Lushtakun në Komunën që e udhëheqë, i cili njëherësh është edhe kryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj, se nuk është treguar i sinqertë me të as në fushatën zgjedhore e as pasi është zgjedhur në krye të Komunës.

    Mirëpo, këtë e ka mohuar kategorikisht Zyra e Kryetarit të Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtakut. Sipas tyre, Lushtaku gjithnjë ka qenë dhe është në mbështetje të Jasharit.

    “Z, Lushtaku e ka mbështetur edhe publikisht edhe privatisht z, Jashari. Raportimet në media nuk po na bëjnë përshtypje se ne tash nuk dëshirojmë të luajmë ping-pong. Qëndrimi i z, Lushtakut ka qenë i qartë dhe ka qenë publik për me votu qytetarët për kryetar komune, nuk ka diçka tjetër lidhur me deklaratën të cilën po pyesni“, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Sami Lushtakut për Indeksonline.

    Ndryshe, sot Bekim Jashari në një deklaratë ka thënë se një përkahje e Lushtakut nuk ka qenë e sinqertë gjatë kohës së fushatës, prandaj sipas tij, tash po i shkaktohen probleme në qeverisje.

    “Sami Lushtaku në fushatën e fundit e ka përkrahur publikisht kandidaturën time, por që të jem realist ajo deklaratë ka qenë vetëm për medie, pasi që as atëherë nuk ka qenë e sinqertë, njëjtë siç nuk është e sinqertë as sot. Kam informacione që Samiu jashtë medieve kur ka dalë për fushatë nëpër oda, ku s’ka kamera, nuk e ka thënë të njëjtën gjë për mua si para kamerave. Por, kjo le të jetë në ndërgjegjen e gjithsecilit”, ka thënë sot Jashari gjatë një interviste për një gazetë në Kosovë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Lagje dhe fshatra të Vushtrrisë që nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Guerot e Rohde: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • Abazi e quan fatkeqësi reagimin e kryeministrit Kurti ndaj Trump: I pakalkuluar e jo strategjik
    • Erdogan: Netanyahu është kërcënimi më i madh për sigurinë në Lindjen e Mesme
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.