Në Prishtinë u arrestua një person, i cili siç njofton Policia e Kosovës, pas një mosmarrëveshjeje e ka sulmuar fizikisht një person duke e therur me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ilir Durmishi”.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Drenica.press/.