Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Para se të vijnë mërgimtarët: Rriten çmimet e disa produkteve në Kosovë

    11/07/2018 | 15:07
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Çmimet e konsumit në vend është më i lartë për 0.1% në qershor 2018, krahasuar me një muaj më herët, ka bërë të ditur sot Agjencia e Statistikave të Kosovës.

    Kjo për shkak të shtrenjtimit te nëngrupet e COICOP-it, pemë 4.6%, rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera 1.2%, përdorimi i pajisjeve për transportin personal 2.9%, ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4 për qind në IHÇK.

    Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it bukë dhe drithëra -0.5%, perime -5.6%, me një ndikim të përbashkët prej -0.3 për qind në IHÇK.

    Shkalla e inflacionit e matur në qershor 2018 me muajin qershor 2017 ishte 0.8%.

    Çmimet e konsumit janë më të larta për 0.8% në qershor 2018, krahasuar me qershor 2017, për shkak të ngritjes së çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it bukë dhe drithëra 1.5%, mish 1.1%, qumësht, djathë dhe vezë 1.8%, perime 9.0%, pije alkoolike 2.3%, duhan 3.2%, përdorim i pajisjeve për transport personal 8.4%, etj.

    Ndërsa, ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it pemë -3.4%, sheqer dhe ëmbëlsira -8.4%, ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet -1.5%, rrymë, gaz dhe lëndë të tjera djegëse -7.0%, etj./Veriu.info/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “ALAMO” në veri të vendit
    • Policia me plan operativ për zgjedhjet e së dielës
    • Dosja e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë – Apeli ia kishte ulur dënimin nga 5 në 3 muaj burgim për dhunë në familje dhe kanosje
    • Vdekja e foshnjës njëvjeçare, Spitali i Pejës del me reagim: Kishte çrregullime të vetëdijes dhe probleme në frymëmarrje
    • Vushtrri, Dyshohet se para 10 vitesh një burrë abuzoi seksualisht me një tjetër
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.