Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Osmani: Thaçi figura më përçarëse në Kosovë

    24/07/2018 | 13:58
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    ‘Presidenti Thaçi në mënyrë unilaterale ka marrë përsipër udhëheqjen e procesit, mirëpo ai në Bruksel mund të flasë në emrin tij personal e jo në emër të Kosovës, meqë i mungon mandatimi nga Kuvendi’. Kështu e ka konsideruar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, presidentin Hashim Thaçi gjatë një interviste dhënë për gazetën “Zëri”.

    Ajo tutje ka thënë që Thaçi po mundohet që ta rihap statusin e Kosovës duke shkelur kështu vullnetin e popullit.

    Zëri: Tashmë ka filluar faza finale e dialogut me Serbinë. Sipas jush, cili do të jetë rezultati i kësaj faze të cilën presidenti Thaçi e ka nisur pa mbështetjen e Kuvendit?

    Osmani: Ky proces ka nisur mbrapsht dhe tashmë është tërësisht jolegjitim. Presidenti Thaçi në mënyrë unilaterale ka marrë përsipër udhëheqjen e procesit, mirëpo ai në Bruksel mund të flasë në emrin tij personal e jo në emër të Kosovës, meqë i mungon mandatimi nga Kuvendi. LDK-ja tashmë e ka bërë të qartë që nuk përkrah Thaçin si kryenegociator dhe deklaratat e tij se nuk pranon as vija të kuqe e as parime udhëzuese gjatë negociatave janë tepër të rrezikshme. Në fakt Thaçi, pa e mandatuar askush, po jep shenja se është duke e rihapur çështjen e statusit të Kosovës, duke shkelur kështu vullnetin e popullit të Kosovës për shtet sovran, me karakter unitar dhe në kufijtë aktualë. Prandaj duhet ta ketë të qartë që aventura të tilla të rrezikshme nuk do ta kenë përkrahjen e LDK-së. Natyrisht që për këtë proces kaq jetik duhet konsensus, por konsensusi është i pamundur të ndërtohet rreth figurës më jokonsensuale dhe më përçarëse që ka Kosova. Duhet të gjenden alternativa të tjera që i bëjnë partitë bashkë rreth këtij procesi me qëllim që shtetësia e Kosovës dhe karakteri i shtetit i paraparë me Kushtetutë të mbrohen, duke punuar njëkohësisht për konsolidim ndërkombëtar të kësaj shtetësie. Qëndrimi i LDK-së tashmë është i qartë. Ne besojmë se vetëm zgjedhjet e reja prodhojnë qeveri legjitime për udhëheqje të dialogut. Prandaj, ne jemi të gatshëm të udhëheqim këtë proces pas legjitimimit nga qytetarët nëpërmjet procesit zgjedhor. /ZERI

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Haradinaj: Pa nismëtarë si Isa Boletini, Kosova nuk do të guxonte të ëndërronte lirinë
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.